Peqini “në kolaps”, administrata 3 muaj pa paga
Prej 3 muajsh administrata e bashkisë Peqin nuk ka marrë rrogën. Mësohet se janë rreth 180 punonjës që nuk janë paguar për punën e tyre, ndërsa shkaku lidhet me problemet financiare dhe mosmbledhja e të ardhurave nga vetë Bashkia.
I kontaktuar kryebashkiaku i Peqinit, Lorenc Tosku, bën me dije se shqetësimi qëndron. Ai shton se është një problematikë e mbartur nga Bashkia e mëparshme, pasi ai e mori postin e Kryebashkiakut vetëm më datë 17 gusht.
I pyetur sesa mund të zgjasë kjo çështje,Tosku shton se shpreson të marrë zgjidhje shpejt, por nuk jep afate.
Duke parë gjendjen financiare të institucionit të pushtetit lokal, Kryebashkiaku shton se është i vetëdijshëm se punonjësit rrogat e prapambetura nuk mund ti marrin njëherësh ndaj kërkon durim e mirëkuptim.
Kujtojmë se 4 vjeçarin e fundit bashkia e Peqinit është drejtuar nga Sajmir Hasalla i PDIU-së.
KOHA JONË SONDAZH

