Për 15 vjet i lirë pasi kreu vrasjen, policia i vë prangat në Lushnjë

 

 

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Qarkut Fier, pas kërkesës së drejtësisë italiane, kanë arrestuar sot në flagrancë shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar Armelino Cauli, banues në Lushnjë.

Arrestimi i 42-vjeçarit u bë pasi Gjykata e Riminit në Itali ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” në  mungesë”, që në vitin 2000 për të, për kryerjen e veprës penale “plagosje me pasojë vdekjen”. Policia nuk jep detaje për krimin dhe kohën e gjatë të qëndrimit të tij në liri.

Pas arrestimit, pritet ekstradimi i 42-vjeçarit drejt Italisë, për të përballuar me drejtësinë e këtij vendi. 

SHKARKO APP