Për 20 eritreasit vendos Italia, Voda: S’kemi shumë kapacitete
Zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda, shprehet se Shqipëria është e gatshme të presë në çdo moment refugjatët eritereas, ndonëse ende nuk ka një datë të ardhjes së tyre.
”Nuk kemi një datë se kur do të vijnë refugjatët nga Eritrea që vendi ynë pranoi të merrte. Kjo më së shumti varet nga procedurat e shtetit italian, që do të vendosë për sjelljen e tyre në Shqipëri edhe në bazë të Konventës së Gjenevës për të Drejtat e Njeriut dhe natyrisht edhe pas intervistimit të refugjatëve dhe dakortësisë së tyre për tu strehuar në vendin tonë. Ky fakt ka sjellë një debat edhe mes vendeve të unionit, por ky është një problem i tyre”, shprehet Voda në një intervistë për ”TCH”.
Sipas zëvendësministres, natyrisht që Shqipëria ka kapacitete të limitura për të pritur në të ardhmen refugjatë të tjerë, pavarësisht ndihmës nga vendet partnere dhe organzatat ndërkombëtare.
”Nga janari i këtij viti e deri në fund të qershorit në vendin tonë janë futur mbi 4 000 refugjatë të paligjshëm, kryesisht nga kufiri i gjelbër. Nga këto mbi 500 prej tyre kanë qëndruar në vendin tonë, pasi kanë kërkuar azil”, tha Voda.
KOHA JONË SONDAZH

