Për 4 muaj Berisha nuk ka votuar asnjë akt në Kuvend, Basha 17% dhe Rama 59% të tyre

Deputeti që nuk ka votuar asnjë akt në Parlament gjatë 4 muajve të fundit, është ish-kryeministri Sali Berisha. Kurse Lulzim Basha ka votuar 17% të tyre, Fatmir Mediu 44%, Agron Duka 50%, Dashamir Shehi 56%, Monika Kryemadhi 57%, kryeministri Edi Rama 59%, Shpëtim Idrizi 70% dhe Vangjel Dule 70%.

Nga të dhënat e deputetëve që kanë votuar rreth 54 akte parlamentare rezulton se disa prej tyre kanë votuar më pak se në një të tretën e rasteve (Berisha, Basha, Çela, Bylykbashi, Likaj, Paloka, Duma dhe Bushati).

Po ashtu, 58 deputetë (kryesisht të PS-së) kanë votuar në 100% të rasteve në seancat plenare dhe natyrisht 100% pro qëndrimit zyrtar politik të subjektit politik.

Nga kryetarët e partive të opozitës, Basha e Mediu kanë gjithashtu kuotat më të ulta të pjesëmarrjes në votime, si dhe Idrizi dhe Dule kanë kuotat më të larta.

Raporti i plotë nga Instituti i Studimeve Politike

ISP-Deputetët-Kuvendi-dhe-aktiviteti-parlamentar (I-2022)

SHKARKO APP