Për cilin nga PS aludoi Erion Veliaj kur tha “të shkojë në kokërr të burgut”?!
Mbrëmë kishte emisione të shikuara sepse ishin Sali Berisha te “Opinion”, Edi Rama te “Open” dhe Erion Veliaj te “Çim Peka”.
Edi Rama ishte i kujdesshëm kur fliste te Eni Vasili, paçka se e provokuan të thoshte diçka për kryebashkiakun Erion Veliaj në lidhje me audiopërgjimin. Me finesë kryeministri e largoi veten nga ajo që tha Veliaj për SPAK-un.
Ndërsa Sali Berisha tha se Edi Rama do të kandidojë në zgjedhjet vendore të vitit 2023, Belinda Ballukun për në Bashkinë e Tiranës. Se nga e di ish-kryeministri se nuk do të jetë Veliaj, këtë vetëm Berisha e di!
Por te Çim Peka, kryebashkiaku Erion Veliaj foli edhe për aferën 22 milionë euro tek Unaza e Re, e quajtur ndryshe “rruga e Astirit”. Kujtojmë që një kompani fantazmë fitoi tenderin 22 milionë euro për 2 km rrugë, por që u anulua pas denoncimit në media, sidomos nga Ylli Rakipi që ishte i pari.
Në Çim Peka Live, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj tha se kush ka abuzuar duhet të mbajë përgjegjësi. “Ka një hetim. Të shkojë në kokërr të burgut kush ka bërë gabime. Nuk e mbroj fare”, u shpreh Veliaj. Por Erion Veliaj e di se cili zyrtar nga PS e ka bërë këtë aferë dhe nga dolën fondet.
Për cilin e kishte Erion Veliaj? Apo lufta në PS ka filluar se kush do ti zerë vendin Edi Ramës kur të largohet nga PS?
KOHA JONË SONDAZH

