Për herë të 4-tër, urgjenca e spitalit të Durrësit përfshihet nga flakët

Një zjarr ka përfshirë Spitalin e Durrësit. Situata ka shkaktuar panik, ndërkohë që stafi po përpiqet të transportojë pacientët e shtruar në urgjencë. Zjarrfikësja dhe policia kanë mbërritur dhe po punohet për venien e situatës në kontroll.

Zjarri thuhet se ka ndodhur për shkak të shpërthimit të një kabine elektrike në repartin e grafisë. Brenda pak minutash, zjarri ka pushtuar të gjitha dhomat dhe era e djegies së kabllove ka filluar të asfiksojë pacientët.

Kjo është hera e katërt që digjet ky spital. Më herët, në janar të këtij viti, një masë në kabinën elektrike prej ngarkesës në rrjet bëri që një zjarr i madh të përfshinte repartin e neurologjisë dhe më pas vijoi deri në katin e katërt për shkak të strukturës me një kolonë të spitalit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dy herët e tjera, spitali është djegur në vitin 2013 dhe në vitin 2015. Sërish shkak është bërë shpërthimi elektrik për nga mbingarkesa. Herën e parafundit, në janar të këtij viti, prokuroria nisi dhe hetimet duke parë herët e shumta që flakët përfshinin këtë godinë, por siç duket ende nuk ka gjetur ndonjë fajtor.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?