Për herë të 6 kapet kokainë në kontenierët e ”Alba Exotic Fruit”, këtë herë 10 kg

Për herë të 6-të, Policia kap sasi kokaine në një nga kontenierët e firmës “Alba Exotic Fruit”, sot bëhet fjalë për 10 kg. ”Sot është ushtruar kontroll i imtësishëm në dy nga kontenierët e ngarkuar me banane që kishin ardhur nga Ekuadori për llogari të kësaj firme”,-informon Policia.

Task-Forca që operon në Portin e Durrësit dhe Drejtoria Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit vijojnë veprimet hetimore nën drejtimin e SPAK-ut.

Ajo që është enigmatike është se si ka mundësi që vijohet dhe kapen drogë në emër të kësaj kompania, ndërkohë që menaxheri i saj Barjon Gumeni është në burg, ndërsa administratori i firmës Eduart Dauti është në kërkim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?