Për herë të parë në 25 vjet, New York City nuk kishte një të shtënë gjatë fundjavës

Për herë të parë në së paku një çerek shekulli, qyteti i Nju Jorkut ia doli të kishte një fundjavë pa u qëlluar askush. Dhe për këtë arsye një nga mediat më të mëdha në botë, CNN, i ka kushtuar këtij zhvillimi një artikull të veçantë. Duke iu referuar policisë, CNN raporton se nga e premtja, më 12 tetor, deri të dielën, më 14 tetor nuk ishte raportuar asnjë e shtënë në të gjitha zonat e qytetit.

Kryebashkiaku Bill de Blasio e quajti këtë arritje “të jashtëzakonshme”, ndërsa fliste në një ceremoni diplomimi për oficerët e rinj të NYPD. “Një qytet me 8.6 milion njerëzish, asnjë të shtënë të vetme për tri ditë”, tha ai. “Le të falënderojmë NYPD për atë që kanë arritur”, tha Bill de Blasio.

Fundjava pa të shtëna erdhi disa ditë pasi shefi i strategjisë së kontrollit të krimit të NYPD, Lori Pollock, tha se qyteti po ecte drejt një tjetër viti rekord me më pak se 97,000 krime. “Qyteti ka parë një rënie të të shtënave në 8 lagje të njëpasnjëshme” tha Pollock. “Ne patëm një numër të ulët historik të të shtënave në shtator”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mund të kenë kaluar edhe më shumë se 25 vjet nga koha kur qyteti kishte një fundjavë kaq të qetë. Një zëdhënës i NYPD i tha CNN të martën se të dhënat e departamentit për të shtënat janë kthyer në vitin 1993.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por ky pushim i dhunës së armëve përfundoi të hënën pasdite, pasi policia raportoi të shtëna rreth orës 1 të mëngjesit.

Por ndërsa për qytete të tilla të zhvilluara konsiderohen anormale ditët kur nuk ka të shtëna apo të vrarë, për Tiranën, edhe pse me një nivel krejt të ndryshëm zhvillimi, ndodh e kundërta. Kështu, sipas të dhënave zyrtare të Policisë së Shtetit në gjithë Qarkun e Tiranës përgjatë vitit 2018 kanë ndodhur vetëm 8 vrasje ose 9 më pak se në vitin 2010, ku u shënuan 17 vrasje. Jo më kot Komandanti i Përgjithshëm i Guardia di Finanza, Giorgio Toschi, vetëm dy javë më parë do të shprehej publikisht se: “Qyteti i bukur është shumë më i sigurt se kurrë më parë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?