Për herë të parë në sistemin publik shëndetësor, kryhet në Spitalin Memorial të Fierit ndërhyrja e rrallë

Procedura e trombektomisë, një ndërhyrje urgjente për të hequr mpiksjen e gjakut është realizuar për herë të parë në sistemin publik shëndetësor, në spitalin Memorial të Fierit.

Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, njofton se procedura u bë falë bashkëpunimit të ekipit multidisiplinar, përfshirë dr. Umit Gorgulu, dr. Klaudio Disha, dr. Kjanda Elpenoria, dr. Muhammet Karaca dhe të bashkëpunimit me dr. Mesut Karatas, si dhe të teknikëve profesionistë, Tolga Kaya dhe Halil Ibrahim Ozkan.

Kjo është një nga proçedurat shpëtimtare, për të hequr mpiksjen e gjakut në arterien e trurit duke rivendosur rrjedhën e gjakut dhe minimizimin e dëmtimeve neurologjike.

“Implementimi i autonomisë menaxheriale ka zgjeruar gamën e shërbimeve dhe po garanton ofrimin e një shërbimi cilësor, nga kapacitetet më të mira profesionale dhe teknologjia e avancuar mjekësor”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

SHKARKO APP