Për herë të parë Pentagoni nxjerr sekretet për UFO-t, do të ofrojë gjithashtu video dhe foto
Një faqe e re për t’i ofruar publikut të gjerë të gjitha informacionet e mundshme të deklasifikuara mbi UFO-t, është hapur nga Pentagoni. Faqja e re e internetit u zbulua më 30 gusht dhe do të ofrojë gjithashtu video dhe foto, si dhe do t’u përgjigjet pyetjeve më të zakonshme rreth UFO-ve. “Ne jemi të përkushtuar ndaj transparencës”, tha Pentagoni.
Faqja është ende në ndërtim, ajo përmban një seksion ku zyra do të “pranojë raporte nga punonjësit aktualë ose të Qeverisë së SHBA-së, anëtarët e shërbimit ose kontraktorët me njohuri të drejtpërdrejta të programeve ose aktiviteteve të qeverisë amerikane që lidhen me UAP që datojnë që nga viti 1945”. Këto raporte do ta ndihmojnë zyrën të plotësojë një regjistrim historik të ngjarjeve të tilla, siç kërkohet nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara.
Në korrik 2023, një veteran i Forcave Ajrore të SHBA-së dhe komunitetit të inteligjencës tha se qeveria amerikane po fsheh ekzistencën e një programi shumë dekadash së përplasjes së UAP dhe inxhinierisë së kundërt”. Asnjë provë përfundimtare e këtyre pretendimeve nuk ka dalë në dritë, por disa anëtarë të Kongresit të SHBA janë zotuar se do t’i shkojnë deri në fund.