Për herë të parë që nga vala e vjeshtës, asnjë person i intubuar në spitalet Covid

Për herë të parë që nga vala e frikshme e vjeshtës që zgjati disa muaj, në Shqipëri 24 orët e fundit nuk regjistrohet asnjë person i intubuar.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se aktualisht gjenden të shtruar në spitale 83 vetë, nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive dhe asnjë në frymëmarrje artificiale.

Sakaq dje janë kryer shumë tampon, plot 3400 dhe dolën pozitivë vetëm 39 qytetarë, 8 në Tiranë, 4 në Shkodër, 3 në Devoll, Vlorë, Përmet, 2 raste në Durrës, Sarandë, Delvinë, Gramsh dhe nga një rast në Krujë, Fier, Kurbin, Korçë, Mirditë, Gjirokastër, Tepelenë, Patos, Dropull, Konispol.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 976 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 123,081 që nga fillimi i epidemisë.

Dje kanë ndërruar jetë me COVID19, një 74 vjeçar nga Shkodra dhe një 90 vjeçar nga Gjirokastra.

Aktualisht në Shqipëri janë 6,468 persona pozitivë. Ndër 131,978 të identifikuar nga 674,895 testime, 123,081 janë shëruar, kurse 2,429 kanë humbur jetën.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 5032 Shkodër 250 Fier 160 Korçë 209 Gjirokastër 197 Durrës 106 Vlorë 143 Elbasan 113 Lezhë 102 Berat 77 Kukës 42 Dibër 37

SHKARKO APP