Për herë të parë, Sali Berisha zbulon përfundimisht se kur do të tërhiqet nga politika

Pas humbjes së zgjedhjeve në 2013, Sali Berisha u tërhoq si kryetar i PD dhe nga çdo funksion tjetër, duke qëndruar vetëm si deputet.

Berisha u rikthye në qendër të politikës shqiptare në vitin 2021 kur u shpall non grata nga SHBA dhe kur Lulzim Basha, kryetar i PD në atë kohë, e përjashtoi nga partia.

Blendi Fevziu: Sa pranë administratës së Trumpit jeni ju sot me njerëzit tuaj dhe studion e lobimit?

Swiss Digital Desktop Reklama

Sali Berisha: Po!

Swiss Digital Mobile Reklama

Blendi Fevziu: Ka pasur një reagim ndaj kësaj?

Sali Berisha: Kaq e kam mundësinë për të folur në këtë çështje.

Blendi Fevziu: Në administratën e sotme keni ju akses në njerëzit pranë tij?

Sali Berisha: Njerëz të cilët janë marrë me çështjen time dhe pa asnjë kërkesë nga unë janë sot anëtarë kabineti të Presidentit Trump, të tjerë janë në funksione të rëndësishme, por kjo nuk do të thotë se unë i kam takuar ata dhe i kam njohur.

Blendi Fevziu: A ju ndihmon kjo ju në zgjedhje?

Sali Berisha: Shqiptarët kuptuan të vërtetën më të madhe se pse qëndroi Sali Berisha. Edhe shqiptari i fundit që mund të ketë patur rezervën më të vogël, kur e dëgjon nga DASH se ky ka qenë vendim politik kundër opozitës shqiptare, e ka të qartë se unë mbrojtja interesat e tij dhe jo të miat.

Blendi Fevziu: Tani në këtë moment që ky vendim po vjen drejt heqjes, mund të gjenit një mundësi të tërhiqeshit dhe të linit një të ri për të kandiduar për Kryeministër.

Sali Berisha: Në betejën time kundër diktaturës së parë unë kisha një koncept; Kur shihja mbështetjen që kishte diktatura unë konsideroja psikologjinë e përgjithshme shoqërore një akullnajë. Dhe mendoja që duhet të bëjmë gjithçka për të shkrirë akullin dhe për të nxjerrë njerëzit nga ngrirja.

Edhe këtu adhurimi për Amerikën ishte gjëja më e ligjshme. Kjo çliron mendjet, edhe mendjet e fundit të asaj që njerëzit mund të kenë menduar që jo nuk e ka të drejtë Berisha. Është një mbështetje shumë e fuqishme.

Blendi Fevziu: Tani që e përmbushët këtë hap të rëndësishëm, a mendoni që mund të tërhiqeni?

Sali Berisha: Të tërhiqem? Misionari tërhiqet vetëm nga një faktor, Zoti i madh.

Blendi Fevziu: Vetëm Zoti jo nga vota?

Sali Berisha: Vetëm Zoti tërheq një misionar. Zoti e tërheq misionarin. Misionari, Zotin nuk mund ta tradhtojë kurrë. Ai që nis një mision në kushtet më të pabarabarta, ai si shpresë dhe besim të vetën në radhë të parë ka Zotin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?