Për kë erdhi Blinken? Vangjeli: Po të ketë probleme, marrin në telefon Ramën

Ardhja dhe qëndrimi 8 orë në Tiranë e sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken është kryefjalë e çdo emisioni këtë mbrëmje. Analisti Lorenc Vangjeli, e cilëson vizitë për shqiptarët dhe jo qeverinë.

”Blinken nuk ka ardhur për qeverinë. Ka ardhur për Shqipërinë. Problemet tona janë të panumërta, korrupsioni është ndër ato të listuara në rangun më të lartë. Është shumë e ndjeshme për ne këtu brenda. Por, kur ka kërcënime të sigurisë, mendon për bukën dhe jetën. Ishte një vizitë për të thënë që kur në rajon ka probleme me sigurinë, Amerika të merr në telefon. Rama nuk është thjesht kryeministri, por është shqiptari që përfaqëson interesin tonë”, u shpreh Vangjeli gjatë diskutimit këtë mbrëmje në “Top Story”.

Gazetari Ilir Babaramo thotë se ardhja e Sekretarit Amerikan nuk prodhoi gjë. “Ai kalon Atlantikun për Konferencën e Mynihut. Ndalesën e vetëm e bëri në Shqipëri. Por që do harrohet. Nuk prodhoi asgjë. Historike ishte kur erdhi George Bush”, tha ai. Ndërsa, për analistin Alfred Lela, kjo vizitë ishte lobim për kreun e qeverisë shqiptare.

SHKARKO APP