Për pak i mori jetën policit dhe katër të tjerëve, Gjykata jep vendimin për Shehun, ‘çudit’ avokati: Nuk e njihte…

Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 27 vjeçarin Almiron Shehu nga Gjirokastra.

Tre ditë më parë teksa nuk iu bind urdhërit të policisë shkaktoi një aksident të rëndë në hyrje të qytetit të Elbasanit, ku u përplasën tre mjete dhe mbeten të plagosur 5 persona mes tyre punonjësi i policisë Eugen Abdyzarraku.

Gjykata e Elbasanit shqyrtoi  kërkesën e prokurorisë  e përfaqesuar nga gjyqatri Tomorr Kullolli për caktimin e masës së sigurisë të “arrestit me burg” për Aldiron Shehun, ndaj të cilit është ngritur akuza e “Vrasjes së punonjësve të policisë së shtetit mbetur në tentativë”, “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë plagosjen e 5 personave” dhe “Mosbindje ndaj urdhrit të Policisë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Avokati mbrojtës i Shehut u shpreh në seancë, Osman Jazo: Nuk e njihte terrenin , ndiqej nga nje fuoristrade. Nderhyrja e policise jo profesionale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kujtojmë se Shehu kishte pasur precedent të mëparshëm në trafikimin e klandestinëve, dhe nuk i kishte ndaluar asnjë postoblloku të policisë, derisa në Elbasan shkaktoi aksidentin e rëndë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?