Për postin që fitoi Bregu, KE shprehet i kënaqur

Për postin e fituar nga Majlinda Bregu, atë të Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimuit Rajonal, vlerësim ka dhënë edhe Komisioni Europian, përmes ambasadores së BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin.

Teksa fliste për rekomandimin pozitiv të Shqipërisë në Komisionin e Integrimit, Vlahutin u shpreh se KE, është shumë i kënaqur që zyra e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal do të drejtohet nga ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu. Nga ana tjetër, amasadorja e BE-së u shpreh me bindje se mes tyre do të ketë një punë bashkëpunuese.

”Kur bëhet fjalë për marrëdhëniet rajonale KE pranon se Shqipëria ka një rol thelbësor, ajo ka pranuar të marrë pjesë në të gjitha nismat. Ne jemi mjaft të kënaqur që njëra prej kolegeve tuaja, znj. Majlinda Bregu do të jetë drejtuese në zyrën e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal dhe jemi të bindur që ajo do të jetë shumë bashkëpunuese”, është shprehur ndër të tjera Romanna Vlahutin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?