Për të 5-in vit radhazi, ngre siparin Tirana Art Fest për zbulimin e talenteve të reja në gjimnazet e kryeqytetit

Tirana Art Fest” është kthyer tashmë në një traditë të bukur artistike, ku protagonistë janë të rinjtë. Për të 5-in vit radhazi, Tirana Art Fest vazhdon misionin e saj në zbulimin e talenteve të reja të gjimnazeve të Tiranës.

“Nis edicioni i pestë i “Tirana Art Fest”, një nga eventet më të bukura për nxënësit e gjimnazeve në kryeqytet. Një mundësi fantastike që u jepet të rinjve në Tiranë të shfaqin talentin e tyre në disiplina të ndryshme si: kërcim, këngë, art dhe instrument”, shkruan Veliaj.

“Tirana Art Fest” jo vetëm që ka sjellë gjallërimin e jetës kulturore-artistike rinore, por në të njëjtën kohë ndikon pozitivisht edhe në luftës kundër fenomeneve negative të shoqërisë, si alkooli, droga, duhani apo dhuna.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?