”Përballë kemi mafien”, Vasili: Meta kthehet në LSI në një dimension të ri

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili thotë se Ilir Meta do të kthehet në një dimension të ri në LSI, kjo pas 24 korrikut kur i mbaron dhe mandati si President. Ai shtoi edhe se përballë kanë një qeveri me skandale si ai i incineratorëve, duke thënë se vendin po shkon drejt kapjes nga mafia.

”Në mënyrë të padiskutueshme Meta do të kthehet në LSI, në një dimension më të madh dhe të gjëra, sepse shumë gjëra kanë ndryshuar. Shumë gjëra janë renduar dhe ai do të kthehet në një dimension të ri se më parë, madje kalon edhe kufijtë e çështjeve të një partie, sepse jemi përballë një situatë ky krimi i organizuar është shqetësimi i popullit dhe ndërkombëtarëve.

I keni parë deklaratat e ndërkombëtarëve. Shqipëria është në një udhëkryq të rrezikshëm, ku një hap e ndan nga rrëmbimi i shteti nga mafia. Ilir Meta kthehet në një optikë të re dhe shumë më të rënda nga se u emërua presidenti dhe hoqi dorë nga LSI-ja. Asgjë që ka të bëjë me objektivat opozitare nuk mund të devijohet nga ngjarjet e ditës.

Përballë shqiptarëve është një aferë si ajo e incineratorëve që do të rrëzonte këdo qeveri të madhe në perëndim. Johnson është akuzuar për një festë, ndërsa në Shqipëri bëhen afera qindra milionë euro”.

SHKARKO APP