Përçarja e PS-së në Mirditë, Ilir Meta: Socialistët nuk pyesin anëtarët për kandidatët

Në një takim me Komitetin Drejtues Kombëtar, kreu i PL-së Ilir Meta komentoi edhe përçarjen e PS-së në Mirditë, ku tha se në Partinë Socialiste nuk pyesin anëtarët për kandidatët dhe nuk duan njerëzit e ndershëm, por sipas tij duan ata me rekorde kriminale.

“E dëgjuat atë kryetarin e PS në Mirditë, dha dorëheqjen sepse nuk i pyesin për kandidatët dhe jo vetëm kaq, por se si prioritet regjimi ka njerëzit e dhunshëm që merren me trafiqe. Prandaj do të votojmë për ndryshim në 14 maj, për modelet e shkëlqyera të koalicionit tonë”, tha mes të tjerash Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?