Përcillet për në banesën e fundit, Dëshmori i Atdheut
Familjarë, të afërm, kolegë dhe miq kanë përcjellë për në banesën e fundit efektivin e FNSH që mbeti i vrarë dje, Ardian Kodra.
50-vjeçari humbi jetën gjatë aksionit për arrestimin e të sëmurit mendor David Qosja që terrorizonte banorët e Torovicës në Lezhë, duke qëlluar me kallashnikov në ajër.
Ardian Kodra u shpall sot Dëshmor i Atdheut dhe djalit të tij iu dorëzua nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Haki Çako ‘Medalja e Artë e Shqiponjës’.
Në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Shkodrës u zhvilluan homazhet për efektivin e ndjerë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), që ra dje në krye të detyrës. Ardian Kodra do të prehet në Varrezat e Dëshmorëve.




KOHA JONË SONDAZH

