”Perde e hekurt” në mbarë Europën, pas 30 vitesh nga rënia e Murit të Berlinit…

Pas 30 vitesh nga akti që bashkoi Gjermaninë dhe Europën, pra rënia e Murit të Berlinit, sot një “perde e re e hekurt” po zbret në mbarë kontinentin. Vendet europiane kanë filluar të përforcojnë kufijtë e tyre me Rusinë dhe aleatin e saj, Bjellorusinë, mes frikës se emigrantët mund të dynden në territoret e tyre.

Polonia aty ku dy më parë ranë dy raketa dhe për pak sa nuk u krijua një luftë e re, ka ndërtuar një gardh me tela me gjemba përgjatë kufirit gati 200 kilometra. Tensionet mes Rusisë dhe Perëndimit vazhdojnë dhe lufta bën gati 9 muaj që ka nisur, shumë liderë të shteteve të tjera europiane kanë filluar të forcojnë kufijtë e tyre.

“Daily Mail” shkruan edhe se shtetet baltike, Letonia, Lituani dhe Estonia, do të ndjekin shembullin, ndërsa polakët nisën të ndërtoni gardhe me tela me gjemba përgjatë kufirit me Kaliningradin, enklavës ruse, e cila ndodhet mes Polonisë dhe Lituanisë.

SHKARKO APP