Përdhunimi, i moshuari lë shtatzënë 18-vjeçaren
Në një ditë të vetme, në polici janë denoncuar tre raste të abuzimit me vajza të mitura. Pas Fierit, kur tre të rinj rrëmbyen 13-vjeçaren dhe më pas tentuan që të kryenin marrëdhenie seksuale me dhunë, dy raste të tjera janë denoncuar në Elbasan.
63-vjeçari Murat Cangoja, banues në lagjen “Skëndërbej” , Elbasan është ndaluar se “dyshohet ka kryer marrëdhënie seksuale jashtë dëshirës së saj,me shtetasen A.I,18-vjeçe, banuese në Elbasan, duke e lënë shtatzënë”,-informon policia e Elbasanit.
Gjithashtu nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Vepra të turpshme”, për shtetasin E.F, 20-vjeç, banues në Cerrik, pasi në rrugë, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht me fjalë, shtetasen e mitur me iniciale K.Ç,12-vjeçe, banuese në Cerrik.
KOHA JONË SONDAZH

