FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Përdhunimi në Berat, rrëfimi i gruas: Më përndiqte prej kohësh. Nuk mendoja se do arrinte deri këtu

Një 48-vjeçar nga fshati Tapi në rrethin e Kuçovës është arrestuar nga policia e Beratit pasi ka hyrë me forcë në një banesë në Urë-Vajgurore duke përdhunuar një 31-vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme dhe autori L. C. është prangosur disa orë më vonë nga policia në banesën e tij, në fshatin Tapi, ku jetonte së bashku me familjen.

Pas ngjarjes së rëndë ka qenë vetë 31-vjeçarja F.H. ajo që ka denoncuar përdhunimin në Komisariatin e Policisë së Urë-Vajgurore, ku edhe ka rrëfyer të plotë sesi ndodhi ngjarja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Denoncuesja ka deklaruar në polici se e njihte autorin dhe se prej kohësh nuk e linte rehat.
“Kishte kohë që më përndiqte nga pas por nuk mendoja kurrë se ai do arrinte deri në këtë pikë dhe për këtë arsye nuk kam bërë denoncim më parë ndaj tij për përndjekje”, mësohet se ka thënë gruaja e re.

Swiss Digital Mobile Reklama

31-vjeçarja F.H. jetonte e vetme në një banesë në Urë-Vajgurore, pas divorcit disa muaj më parë me bashkëshortin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?