Përdhunimi në Dibër/ Vjehrri i autorit: Erdhën me baltë në shtëpi, tha s’i kam bërë gjë vajzës
Një tjetër dëshmi për ngjarjen e rëndë që ka tronditur Dibrën, ku një burrë është arrestuar për përdhunimin e vajzës së tij 15vjeçare.
Këtë herë është babai i njerkës së vajzës që flet për sjelljen e dhëndrit të tij, Guri Përgjegjit. Ai tregon edhe për ditën e ngjarjes, kur babë e bijë, pas ngjarjes së rëndë kishin shkuar në shtëpi tërë baltë dhe nusja, (njerka e vajzës) i kishte pyetur se ku ishin bërë pis.
Shpëtim Nesimi babai i njerkës së 15vjecares ka treguar për “News 24”: Guri Përgjegji shfaqte gjeste jonormale me 15 vjeçaren. Ditën e ngjarjes shkuan në banesë me rroba me baltë. Vajza ime i pyeti ku ishin bërë me baltë. Guri mohoi t’i ketë bërë diçka vajzës, tha se ishte rrëzuar. Vajza ime e çoi 15vjeçaren te fëmijët e kunatit”.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=l-ULOxWckvU&feature=em-uploademail” width=”560″ height=”315″]
KOHA JONË SONDAZH

