Përdhunuesi i vajzës së tij dëshmon se,15 vjeçarja donte liri dalje
Guri Përgjegji, është i akuzuar për përdhunimin e vajzës së tij 15 vjeçare. Një ngjarje e rëndë, e cila i shtohet edhe dëshmira e tij. Ai pretendon se ky ka qenë një kurth e se, vajza dëshironte të kishte liri dalje por sipas tij ajo nuk mund të bënte gjithçka që donte.
Ndërkaq ka hedhur akuza edhe për gruan e tij, se ka lidhje me dikë. “Gruaja ime, njerka e vajzës ka lidhje me dikë. Vajza ime kërkonte liridalje, kishte shpenzime. Gjithcka ka ndodhur kurth i gruas sime dhe një tjetri”, mësohet të ketë deklaruar i akuzuari.
Policia e Dibrës e ka arrestuar 46 vjecarin 12 orë pasi kishte kryer aktin e rëndë.
Efektivët e saj kanë bërë krehjen e territorit, si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në orët e para të mëngjesit kanë bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Guri Përgjegji, 46 vjeç, banues në njësinë administrative Kastriot Dibër, për veprën penale të “kryerjes së marrëdhënie seksuale në gjini”.
KOHA JONË SONDAZH

