Përdori 2 ukrainase për kamuflim, si u kap me 61 kg drogë 44-vjeçari në Sarandë

 Policia e Sarandës ka finalizuar një operacion antidrogë duke arrestuar një 44-vjeçar.

Arben Nguli, 44 vjeç, lindur në Librazhd, dhe banues në Sarandë u arrestua pasi në vendin e quajtur “Qafa e hanit”, Sarandë, u kap në flagrancë duke udhëtuar me mjetin tip ”KIA”, në të cilin po transportonte 60.8 kg lëndë narkotike kanabisi.

Nguli kishte dhe një hotel në emrin e tij të quajtur “Beni Hostel”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas të njëjtave burime 44-vjeçari do shkonte në Qafë-Botë e më pas në Greqi. Me vete në makinë kishte dhe 2 ukrahinase për kamuflim në momentin kur u arrestua në fshatin Shkallë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike dhe automjeti./BW/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?