Përdoruesit e hashashit dënohen…për një “cigare”

Dhjetëra të rinj përfundojnë në gjykatë për një cigare hashash. Eridjani është 23 vjeç.

E ka nisur konsumin e hashashit që 16 vjeç dhe, pasi u kap nga policia, u dënua me 3 vite shërbim prove. Megjithëse u shpall fajtor si shpërndarës droge pranë një shkolle në “Rrugën e Durrësit”, ai këmbëngul se sasia prej 1.6 gramë hashash ishte për përdorim vetjak.

“E fillova i vogël, tani e kam lënë. Thoshim hajde bëjmë një teke. Bënte 5 000 lekë”, tha Eridjani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bledioni, 17 vjeç, nxënës në shkollën “Lidhja e Prizrenit”, sapo kishte blerë hashash për vete dhe për shokët, kur u arrestua. Edhe ai u dënua me 3 vite me kusht. “E blija në Laprakë, është një lokal aty, bëheshim grup dhe e pinim”, tha Bledioni. Si këta të rinj, çdo javë dalin për masa sigurie në gjykatë mesatarisht 4 persona, ndërkohë që policia raporton shoqërimin e të paktën 20 përdoruesve të hashashit në muaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Që nga viti 2013 kemi pasur 1 000 të tillë të dënuar, por duhet që të ketë bashkëpunim me institucionet e shëndetësisë që edhe t’i rehabilitojë”, tha Ilir Qafa, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës. Megjithatë, në Shqipëri nuk ka ende të dhëna zyrtare, sesa është numri i përdoruesve të drogërave të lehta, si hashashi, dhe sa të rinj janë dënuar si shpërndarës të saj në lokale dhe në ambiente të tjera publike. /TCH/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?