Përfaqësuesi i OSBE për Mediat kundërshton Ramën: Ligji i ri nuk përfshiu rekomandimet tona

Harlem Desir, Përfaqësues i Lirisë së Medias në OSBE

Përfaqësuesi i OSBE për Lirinë e Medias, Harlem Désir foli për mediat shqiptare në Vjenë edhe njëherë për ligjin e miratuar së fundmi në Kuvend, të njohur ndryshe si paketa anti-shpifje.

Zyrtari i lartë i OSBE pranoi se është dhënë mbështetja për shumë amendamente në këtë ligj, por shtoi se do t’i kërkohet qeverisë një akt nënligjor për çështjen e gjobave ndaj mediave që ato të jenë proporcionale.

“Për ligjin kundër shpifjes së miratuar nga qeveria shqiptare fundvitin e kaluar, kemi dhënë mbështetjen tonë me disa amendamente. Sot kemi diskutuar për lirinë e medias, për ta garantuar atë. Ajo duhet të respektohet. Do t’i kërkojmë qeverisë hartimin e një akti nënligjor për paketën anti-shpifje që gjobat ndaj mediave që shkelin ligjin, të jenë proporcionale. Në rishikimet e bëra nuk janë përmbushur kriteret që ka vendosur OSBE. Përsa i përket AMA-s, ndryshimet e fundit duket se kanë sjellë një reflektim të kërkesave të OSBE, por ajo duhet të sigurojë që të jetë një organ i pavarur, përndryshe do të humbasë besueshmërinë e saj”, tha Desir për A2.
Ndërkohë sot nga Vjena kryeministri Edi Rama tha se ligji është sipas rekomandimeve të OSBE.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?