Përfaqësuesi i Presidentit në Kushtetuese: Nisma të tilla janë kapje dhe puç institucional
Përfaqësuesi ligjor i Presidentit të Republikës Ilir Meta, foli pas seancës së dytë në Gjykatën Kushtetuese.
Në një prononcim për mediat, Bledar Dervishaj tha se: “Nuk ka pasur, nuk ka lëndë për të iniciuar procesin e shkarkimit të presidentit. Presidenti ka kërkuar që prej datës 1 korrik që ky proces të përfundonte brenda legjislaturës së Kuvendit të vjetër”
Kjo evidenton qartë se procesi është iniciuar politikisht, duke u hakmarrë ndaj presidentit, duke kufizuar rolin e tij dhe shmangur vëmendjen nga të gjitha problematikat. Nisma të tilla janë të papranueshme për shoqëritë demokratike. Konsiderohen kapje dhe puç institucional, u shpreh Dervishaj.
KOHA JONË SONDAZH

