Përfituan 850 mijë dollarë, dy biznesmenë përfundojnë në pranga

Drejtoria e Hetimit Tatimor ka zbuluar një tjetër skemë me rimbursimin fiktiv të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar.

Pas hetimeve edhe me Prokurorinë e Tiranës, këto struktura kanë arrestuar në flagrancë dy biznesmenët shqiptarë Laert Barzezi dhe Erjon Tafa dhe kanë shpallur në kërkim 3 sirianë.

Mbi ta rëndon akuza “Skemë mashtrimi në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Fshehje të ardhurash” dhe “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përmes disa kompanive në pronësi të tyre dhe falsifikimit të dokumenteve, këta sipërmarrës bënin blerje brenda vendit dhe importe të larta ndërsa shitjet ishin fiktive, duke shmangur detyrimet ndaj shtetit dhe përfitim të padrejtë të kreditimit të TVSH-së.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas të dhënave të para, dëmi i shkaktuar nga kjo skemë mashtrimi ndaj buxhetit të shtetit arrin vlerën e 850 mijë dollarëve.

Përveç mashtrimit me TVSH-në, Erjon Tafa ushtronte aktivitet në fushën e shërbimeve kontabël dhe ka krijuar mjedis për të shmangur taksat edhe për shoqëri të tjera. Tatimet njoftojnë se edhe disa biznese të lidhura me këto kompani janë duke u hetuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?