Përfshihen nga zjarri disa magazina me ushqime në Laç

Një vatër zjarri raportohet së fundmi në një pikë ish-karburanti në afërsi të fshatit Fushë Gjorëm në zonën e Laçit.

Burime bëjnë me dije se nga flakët janë përfshirë disa magazina të ndodhura pranë pikës së ish-karburantit të mbushura me sasi baze ushqimore.

Mësohet se zjarri vijon të jetë ende aktiv, teksa zjarrfikësit e Laçit ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë në izolimin e flakëve.

Nuk raportohet rrezik në përhapje të mëtejshme, ndërsa ende nuk shkaqet e rënies së zjarrit pranë autostradës në afërsi të fshatit Fushë Gjorem.

SHKARKO APP