Përfshihet nga flakët apartamenti në Korçë, nuk ka të lënduar
Aktualitet E Diel, 7 Gusht 2022 16:02
Një apartament në lagjen 18 në Korçë është përfshirë nga flakët ditën e sotme. Sipas banorëve të zonës është dëgjuar një zhurmë e fortë.
Dyshimet e para janë se mund të ketë shpërthyer një bombol gazi, ndërkohë policia bën me dije se si pasojë e zjarrit ka dëme të shumta materiale, por fatmirësisht pa të lënduar.
Menjëherë në vendin e ngjarjes mbërritën zjarrfikësit për shuarjen e zjarrit.
KOHA JONË SONDAZH

