Përfshihet nga flakët apartamentin në Korçë, një i lënduar

Një banesë është përfshirë nga flakët në qytetin e Korçës, pasditen e së hënës, dhe si pasojë e ngjarjes një person ka mbetur i lënduar.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 5 të këtij qytetit ku mësohet se shkak i rënies së zjarrit është bërë ngrohësja e lënë hapur, e cila ka djegur mobiliet dhe më pas zjarri është përhapur në të gjithë apartamentin.

Mësohet se personi i lënduar është dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë në vendngjarje ka mbërritur policia dhe forcat zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur lokalizimin e flakëve.

SHKARKO APP