Përfshihet nga flakët automjeti në Laprakë, shkak dyshohet një defekt teknik
Një automjet është përfshirë nga flakët ditën e sotme në zonën e Laprakës.
“Më datë 28.05.2020, rreth orës 17:20, tek kryqëzimi i Laprakës, si pasojë e një defekti teknik ka marrë flakë në ecje mjeti me drejtues shtetasin K.V., ku ka vetëm dëme materiale.” – njofton policia.
Ndërkohë, një tjetër automjet u përfshi nga flakët në autostradë ditën e djeshme.
Ngjarja ndodhi rreth orës 16:50, poshtë Q.T.U-së, ku si pasojë e një defekti teknik ka marrë flakë në ecje mjeti me drejtuese shtetasen K.I., por për fat pati vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.