Përfshihet nga flakët fabrika e këpucëve në Vorë, shtëllunga të mëdha tymi mbulojnë zonën

Një fabrikë është përfshirë nga flakët në Vorë, pranë autostradës Tiranë-Durrës. Zjarri ka rënë orët e para të mëngjesit të sotëm, 31 korrik, ndërsa raportohet se zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve.

Në pamjet nga vendi i ngjarjes, ku dallohen shtëllunga të mëdha tymi që kanë mbuluar zonën.

Më datë 31.07.2024, në fshatin Picar, ka rënë zjarr në një fabrikë për prodhimin e këpucëve. Në vendngjarje janë shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit”, njofton policia.

 

SHKARKO APP