Përfshihet nga flakët lokali me mish zgare, panik tek qytetarët

Një lokal zgare është përfshirë nga flakët paraditen e sotme, rreth 100 m në afërsi të Drejtorisë së Policisë Fier, raportojnë mediat lokale.

Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet të jetë bërë zgara e këtij lokali dhe ambienti i mbyllur.

Sipas zjarrfikësve, nuk raportohen të lënduar. Ngjarja ka shkaktuar panik të madh tek qytetarët.

Dy automjete zjarrfikëse në vendngjarje kanë mundur të neutralizojnë flakët e zjarrit.

SHKARKO APP