Përfshihet nga flakët një banesë në Kurbin, humb jetën 3-vjeçari
Një zjarr ka rënë në një banesë në fshatin Sanxhak të Kurbinit. Forcat zjarrfikëse po punojnë për shuar flakët e zjarrit. Mësohet se shkak i rënies së flakëve ka qenë një sobë me dru, që ka shkaktuar edhe asfiksi në banesë.
Si pasojë e asfiksisë ka ndërruar jetë edhe një fëmijë 3-vjeçar. Ai është dërguar fillimisht në spital, por nuk ka arritur të mbijetojë.
Policia Kurbin/ Informacion paraprak
Sot, rreth orës 15:00, në banesën e shtetasit H.Ç., banues në Sanxhak, Kurbin, ka rënë zjarr, ku pas mbërritjes së shërbimeve të Policisë dhe zjarrfikëses, në ambjentet e brendshme të banesës është konstatuar trupi i pajetë i një të mituri, 2-vjeçar.
Nga veprimet e para hetimore rezulton se fëmija ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë dhe djegies.
Në vendngjarje grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.