Përfshihet nga flakët një qendër tregtare në Vorë

Përfshihet nga flakët një qendër tregtare në Marikaj të Vorës. Ende nuk dihen detaje sa i përket shkakut të zjarrit, por zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit në godinën e përbërë nga disa dyqane veshjesh.

Flakët po përhapen me shpejtësi si pasojë e erës së fortë, por të ndikuara edhe nga materialet që gjenden brenda në godinë.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se në momentet kur godina është përfshirë nga flakët, në godinë nuk ndodhej asnjë punonjës, ndërsa dëmet materiale janë të shumta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?