Përfshihet nga flakët tregu industrial në Laç

Tregu industrial i Laçit është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm. Zjarri ka rënë fillimisht në një lokal dhe më pas është përfshirë edhe tregu.

Ngjarja ka ndodhur rreth një orë më parë. Mësohet se si pasojë e flakëve ka vetëm dëme materiale. Ndërkaq paraprakisht dyshohet se zjarri është i qëllimshëm.

Shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendgjarje dhe po bëjnë të mundur neutralizimin e flakëve. Nga ana tjetër policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?