Përfshihet nga zjarri Ish-Uzina e Baterive në Berat, flakët rrezikonin depozitat e gazit

Ish-Uzina e Baterive në Berat është përfshirë nga zjarri pasditen e ditës së sotme.

Por flakët janë lokalizuar pa shkaktuar dëme të mëdha, pas angazhimit të katër mjeteve zjarrfikëse.

Mësohet se zjarri rrezikonte banesat në lagjen Donika Kastrioti si dhe depozitat e gazit të vendosura në këtë zonë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas zjarrfikësve në vendngjarje, dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm dhe po punohet për identifikimin e autorëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe me shkurre e bimësi,por ende nuk është përcaktuar sipërfaqja e saktë, e djegur nga zjarri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?