Përfshihet nga zjarri një hotel në Sarandë

Një hotel në qytetin e Sarandës, është përfshirë nga zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Ngjarja ka ndodhur në një hotel në lagjen nr.4 të qytetit bregdetar.

Paraprakisht mendohet se zjarri ka rënë në katin e parë të hotelit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shërbimi zjarrfikës ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të shuar flakët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fatmirësisht si pasojë e zjarrit, nuk rezulton të ketë të lënduar në njerëz.

Aktualisht hetimet janë në vijim për të zbuluar më shumë mbi rrethanat e rënies së zjarrit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?