Përfshihet nga zjarri një makinë në Elbasan

Një makinë është përfshirë nga zjarri, gjatë orëve të natës së lënë pas në Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës mes të martës dhe të mërkurës në lagjen “Partizani”.

Në rrethana të paqarta ka marrë flakë mjeti tip “Renault” me targa AA 841 CK, në pronësi të shtetasit Aleksandër Ymeri, 44 vjeç,  banues në lagjen “Partizani”, i cili ishte i parkuar në rrugë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si pasojë e zjarrit mjeti është djegur pjesërisht.

Swiss Digital Mobile Reklama

Aktualisht grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të zjarrit dhe dokumentimin e ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?