Përfundimisht plas lufta BASHA-KRYEMADHI!
Edhe koalicioni PD-LSI vdiq. Siç po vdes nga pak e përditë PD-ja.
Kishte muaj që marrëdhëniet e tyre ishin të ftohta dhe kazani mes tyre ziente në bodrumin e partive të tyre.
Por nga dje gjithçka doli hapur dhe pa dorashka.
Monika Kryemadhi reagoi fort dhe egër ndaj BASHËS sapo Gazment Bardhi tha se “LSI-së i ofruam 15 mandate deputeti të sigurta por ata donin 34”!
Menjëherë u nxor “artileria e rëndë” Petrit Vasili, i cili akuzoi PD-në për mashtrim.
Por nuk ndaluan as nga selia blu. Edhe ata ironizuan hapur se “nuk donin ata të LSI-së, sepse na thanë që marrim vetë 34 deputetë”.
Pas kësaj nuk ka më Koalicion apo qetësi mes PD dhe LSI.
Ndërkohë kryeministri Rama kënaqet dhe tallet me këtë opozitë që kemi!
KOHA JONË SONDAZH

