Përfundoi në qeli bashkë me foshnjën e saj 4-muajshe, GJKKO liron Greta Gjocin

Greta Gjoci, gruaja e cila dje u fut në qeli bashkë me foshnjën e saj vetëm 4-muajshe është liruar sot nga GJKKO. Vendimi u dha sot nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion. Gjoci është dënuar me 6 vite e 8 muaj burg për mashtrim kompjuterik, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal që dyshohet se mashtronte shtetas italianë.

Ajo u dërgua në burgun e Pojskës, në Korçë, së bashku me foshnjën. Nëna dhe fëmija u vendosën në seksionin e posaçëm të institucionit të vuajtjes së dënimit, ku ndodhej edhe çerdhja. Sakaq, sqarohet se Gjoci do të rikthet në burg pas 1 viti.

Greta Gjoci është një nga gjashtë gratë e dënuara. Pesë prej tyre i janë drejtuar GJKKO-së me kërkesa për shtyrjen e ekzekutimit të dënimit, duke iu referuar fëmijëve të mitur dhe rrethanave familjare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?