Përfundoi në spital pas vaksinës, flet infermieri: Kisha mpiksje gjaku dhe pulla

Drejtori i spitalit të Krumës Shaban Peka deklaroi pasditen e sotme për ABC se infermieri Muhamet Lleshi pas dozës së dytë të vaksinës “Pfizer” kundër COVID-19 kishte alergji dhe probleme shëndetësore duke përfunduar në spitalin e Gjakovës për ndihmë.

Por cfarë thotë infermieri?

Abcnews.al kontaktoi me infermierin Muhamet Lleshi nga Kruma, i cili u shpreh se kishte pasur shqetësime si pas dozës së parë ashtu edhe pas së dytës, që përfundoi në spital në Gjakovë. “Pas dozës së parë kisha disa shqetësime të lehta dhe dhimbje të lehtë të trupit”.

Dy ditë përpara se të merrte dozën e dytë, ai thotë se pësoi një helmim, ndërsa pasi bëri injektimin kishte mpiksje gjaku, alergji, fryrje dhe dhimbje.

Kam pasur komplikacione sapo bëra dozën e dytë. Një ditë përpara se të bëja dozën e dytë kisha një helmim të thjeshtë. 40 minuta pasi bëra vaksinën kisha fryrje, alergji dhe dhimbje të forta deri në gjoks. M’u bë trupi me pulla të kuqe. Kam pasur edhe mpiksje të lartë gjaku, isha në gjendje kritike”.

Infermieri sqaron se në Kosovë i thanë se shkak ishte vaksina. “Në Kosovë, në spitalin e Gjakovës më thanë se shkak ishte vaksina, kam kartelën”. Muhamet Lleshi 46-vjeç, thotë se ka 26 vite që punon si infermier, ndërsa aktualisht po trajtohet në shtëpi në gjendje të mirë. / Abcnews.al

SHKARKO APP