Përfundojnë hetimet, Malindi akuzohet për trafikimin e 137 kg kokaine
Aktualitet E Premte, 27 Nëntor 2020 14:17
Prokuroria e Posaçme përfundon hetimet për biznesmenin Gentian Malindi, të dyshuar për trafikimin e një sasie prej 137 kg kokaine nga Ekuadori.
Pjese e të njëjtës dosjeje janë edhe Adrian Bega, punonjës sigurie në portin e Durrësit dhe Altin Myslihaka, peshkatar.
Sasia e drogës u bllokua në Portin e Pireut, Greqi dhe u zëvendësua me oriz dhe më pas u lejua të vinte në portin e Durrësit.