Përfundojnë zgjedhjet në Durrës, kush është kreu i ri i PD
Kanë përfunduar zgjedhjet për kryetarin e degës së Partisë Demokratike Durrës.
Ferdinand Xhaferri është zgjedhur kryetar i ri i degës së PD në qytetin bregdetar, me 222 kundrejt 130 vota që mori Sokol Kapidani.
Po ashtu mësohet se 14 vota dolën të pavlefshme. Ndërkohë, bëhet e ditur se pjesëmarrja në zgjedhje ishin 83 perqind, ndërsa nga 438 votues, votuam 366. Haxhiaj raporton se monitorues i procesit zgjedhor ishte deputeti Oerd Bylykbashi, ndërsa pas shpalljes së fituesit nuk pati asnjë kontestim.

KOHA JONË SONDAZH

