Përfundon numërimi, Dako rikonfirmon një mandat të tretë në krye të Durrësit,13.710 vota më shumë

 

Ka përfunduar numërimi i votave në Bashkinë e Durrësit. Qytetarët durrsakë i kanë besuar Vangjush Dakos, kandidatit të Aleancës për Shqipërinë Europiane një mandat të tretë në krye të bashkisë së këtij qyteti.

Dako fitoi me një diferencë të ndjeshme ndaj kandidates së Partisë Demokratike, Grida Duma,13.710 vota më shumë.

Respektivisht nga 310 QV të numëruara nga grupet e nuëmërimit Dako mori 55.972 vota, ndërsa Duma 42.262 vota.

Pjesmarrja në votime ishte 43.20%.

Pas fitores, kreu i konfirmuar i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako tha se puna është kriteri i votës dhe jo fjalët.

Vangjush Dako: Falenderoj qytetarët dhe aleatët e Bashkise së madhe të Durrësit për fitoren. Një fitore kaq e madhe jo vetëm kënaqësi por edhe përgjegjësi. Do të mbajmë premtimet, qytetarët treguan se dinë të vleresojnë punën dhe treguan se puna është kriteri i votës, jo fjalët.

Dako mban këtë post që nga viti 2007.

SHKARKO APP