Përfundon procesi i votimit në burgun e Drenovës, ja sa persona votuan
Ka përfunduar procesi i votimit në burgun e Drenovës në Korçë. Sipas Balkanweb në total nga 465 të dënuar, kanë votuar 110 të dënuar, ndërkohë që 183 të tjerë nuk kanë mundur dot. Kjo pasi i ka kapur ligji i dekriminalizimit.
158 të tjerë nuk kanë votuar sepse s’kanë qenë të pajisur me karta identiteti dhe për shkak të pamundësisë ekonomike nuk kanë mundur të aplikojnë për mjetin e identifikimit.
Procesi i votimit në mbarë vendin përfundon në orën 19:00.
KOHA JONË SONDAZH

