Përfundon rruga Korçë- Ersekë, Rama: Nxit turizmin në Kolonjë e Leskovik

Ka përfunduar ndërtimi i rrugës Korçë-Ersekë, një vepër e rëndësishme për infrastrukturën e vendit, por gjithashtu edhe një destinacion për turistët për shkak të pamjes panoramike që ofron.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga aksi i përfunduar, i cili lidh dy bashkitë për 20 minuta, ndërsa shton se kjo rrugë do të krijojë kushte optimale për banorët si dhe për zhvillimin e mëtejshëm të turizmit, i cili ka nisur me hapa të shpejtë në Kolonjë e Leskovik, që deri dje ishin të izoluara.

“Ja edhe rruga e rilindur Korçë – Ersekë e përfunduar, si një aks i ri që i lidh dy bashkitë për 20 minuta dhe krijon kushte optimale transporti për banorët, prodhimet bujqësore po edhe nxitjen e mëtejshme të zhvillimit të turizmit që ka nisur me hapa të shpejtë edhe në Kolonjën e në Leskovikun e deri dje braktisur dhe izoluar krejtësisht.”- shkruan kryeministri Edi Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kreu i qeverisë pati një përgjigje edhe për akuzat e opozitës, pas shembjes së një pjese të aksit në shkurt të këtij viti, e cila sipas Ramës është rindërtuar me shpenzimet e bëra të gjitha nga firma.

Swiss Digital Mobile Reklama

“U vunë shumë kuje e hodh shumë baltë për një rrëshqitje të rrugës gjatë punimeve, e cila u rindërtuar me shpenzimet e bëra tërësisht nga firma. Qesh mirë kush qesh i fundit.”- shkruan kreu i qeverisë.

Aksi rrugor Korçë-Ersekë kishte një gjatësi prej 45 kilometrash, ndërsa distanca tashmë shkurtohet në 35 kilometra.

Ndërtimi i kësaj rruge nxit zhvillimin e mëtejshëm turistik të juglindjes së vendit duke afruar më pranë dy zona me mjaft potenciale, siç janë Korça dhe Erseka.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?