Përfundon takimi i Ramës me ambasadorët e BE
Ka përfunduar takimi i kryeministrit Edi Rama me ambasadoret e BE-së në Tiranë, takimi qe nisi rreth orës 11:00.
Kjo lëvizje e shefit të qeverisë vjen menjëherë pas vendimit të presidenti të Republikës, i cili firmos “live” para kamerave shtyrjen e datës së zgjedhjeve lokale në vend.
Kreu i shtetit argumentoi të gjitha arsyet ligjore, të cilat sipas tij e përligjin veprimin e tij bazuar në parashikimet kushtetuese. Ai theksoi se mungesa e dialogut dhe përplasjet mes palëve, ishin arsyet madhore që e detyruan atë të ndërmarrë këtë veprim, me qëllim që të shmangej një përplasje e mundshme civile.
KOHA JONË SONDAZH

